Planet AccountingPlanet Accounting
Shitjet

Krijo, dërgo dhe ndiq faturën, pa ndërruar modul

Nga kërkesa dhe oferta te fatura, kupon fiskal dhe arkëtimi: e njëjta rrjedhë. Klienti, TVSH-ja dhe borxhi rrinë bashkë, jo në Excel anash.

planetaccounting.org / shitjet
Bazat

E gjithë rrjedha, në një hub

Klientët, kontrata, kërkesa, oferta, porosia, fatura, kupon fiskal, kthim malli dhe arkëtimi hapen nga i njëjti vend. Nuk është një buton fature, është cikli i plotë i shitjes.

planetaccounting.org / shitjet

Fatura me rreshta, TVSH dhe total

Artikulli, sasia, çmimi, zbritja dhe norma e TVSH-së në të njëjtin dokument. Vlera pa TVSH dhe TVSH-ja dalin veç, siç duhet për klientin dhe për ATK. Nuk llogaritet anash faturës.

planetaccounting.org / shitjet

Kartela e klientit, jo vetëm emri

Bilanci, të dhënat e kompanisë, TVSH, nr. unik. Hap kartelën dhe e ke borxhin para sysh, pastaj bën faturën nga i njëjti klient.

planetaccounting.org / shitjet

Lista që e kërkon, jo që e gjuash

Filtro me datë, status, klient, vlerë ose numër fature. Statusi del i lexueshëm: paguar, saldo, e fshirë. Hap dokumentin kur të duhet.

planetaccounting.org / shitjet
Pasqyra

12 muajt e fundit, të ndarë qartë

Shitjet, vlera pa TVSH, TVSH-ja, pagesat, kthimet dhe borxhi. E sheh në hub, pa hapur dhjetë raporte.

planetaccounting.org / shitjet
Edhe më shumë

Kupon fiskal nga i njëjti hub

Konverto faturën në kupon, ose hap kuponin drejtpërdrejt. Fiskalizimi nuk është modul tjetër.

Ofertë dhe porosi para faturës

Kërkesa, oferta dhe porosia rrinë pranë faturës, që të mos rishkruash artikujt.

Arkëtimi, i lidhur me borxhin

Pagesa e bërë dhe borxhi i mbetur dalin në faturë dhe në kartelën e klientit.

Kthim malli, jo shënim anash

Kthimi hyn në të njëjtën rrjedhë, që stoku dhe TVSH-ja të përputhen.

Gati ta shihni në kompaninë tuaj?

Hapni llogarinë ose kërkoni një demo me të dhënat e biznesit tuaj.

Fillo tani Kërko demo