Asetet
Përshkrimi i Modulit Asetet
Moduli Asetet përdoret për regjistrimin, organizimin, klasifikimin dhe ndjekjen e aseteve të kompanisë, si dhe për menaxhimin e proceseve të zhvlerësimit të tyre.
Nga pamja e modulit vërehen tre blloqe kryesore pune:
- Konfigurimi, ku përcaktohen tipet e aseteve dhe llogaritë përkatëse kontabël,
- Asetet, ku regjistrohen asetet individuale ose grupet e aseteve dhe ndiqet lista e tyre,
- Raportet, ku mund të shfaqen raportet që lidhen me asetet dhe zhvlerësimin.
Në anën e djathtë shfaqet edhe paneli Lista Aseteve, i cili jep një pamje të shpejtë të aseteve të regjistruara në sistem, statusit të tyre dhe mënyrës së krijimit.
Përmbajtja e Modulit
Konfigurimi
Ky seksion përdoret për përcaktimin e strukturës bazë të aseteve dhe lidhjen e tyre me planin kontabël. Nga kjo pjesë mund të menaxhoni:
- Konfigurimi i tipeve të aseteve
- Llogaria e asetit
- Llogaria e zhvlerësimit akumulim
- Llogaria e shpenzimit
- Llogaria e shitjes së asetit
Asetet
Ky seksion përdoret për krijimin dhe administrimin e aseteve individuale ose grupeve të aseteve. Nga menuja mund të hapni:
- Shto Aset
- Shto Aset Group
- Lista Aseteve
- Lista e Grupeve të Aseteve
- Proceso zhvlerësime
- Anulo zhvlerësime
Lista Aseteve
Paneli i djathtë jep një pamje të përmbledhur të aseteve të regjistruara në sistem.
- Numri i asetit
- Emri
- Statusi
- Tipi i asetit
Proceso i zhvlerësimit
Ky funksion përdoret për të filtruar asetet që duhet të hyjnë në procesin e zhvlerësimit dhe për të nisur përllogaritjen sipas parametrave të caktuar.
- Filtrimi sipas tipit
- Filtrimi sipas statusit
- Filtrimi sipas tipit të asetit
- Përzgjedhja e aseteve për proces
- Llogaritja e amortizimit
Benefitet Kryesore të Modulit
- Regjistrim i strukturuar i aseteve: Asetet mund të regjistrohen me të dhëna të përgjithshme, financiare dhe parametra për zhvlerësim.
- Lidhje e qartë me kontabilitetin: Çdo tip aseti mund të lidhet me llogaritë përkatëse të planit kontabël për aset, zhvlerësim, shpenzim dhe shitje.
- Menaxhim i procesit të zhvlerësimit: Moduli ndihmon në identifikimin e aseteve që duhet të zhvlerësohen dhe në ndjekjen e vlerës së amortizimit të tyre.
- Pamje e shpejtë e statusit të aseteve: Lista e aseteve dhe detajet e tyre ndihmojnë në kontrollin e statusit, vlerës dhe historikut të zhvlerësimit.
Funksionalitetet e Avancuara
- Regjistrim i aseteve individuale dhe në grup: Sistemi mbështet si regjistrimin e një aseti të vetëm, ashtu edhe krijimin e grupeve të aseteve me karakteristika të ngjashme.
- Ndarje sipas skedave të informacionit: Një aset mund të përmbajë të dhëna të përgjithshme, të dhëna financiare dhe të dhëna për zhvlerësimin në të njëjtin dokument.
- Përllogaritje e zhvlerësimit: Asetet mund të konfigurohen për zhvlerësim sipas periudhës dhe metodës së zgjedhur, duke ndihmuar në amortizim të rregullt.
- Ndjekje e historikut të zhvlerësimit: Në detajet e asetit mund të shfaqet tabela e periudhave të zhvlerësimit, vlera para zhvlerësimit, amortizimi, vlera akumuluar dhe vlera pas zhvlerësimit.
Benefitet Kryesore
Çdo aset mund të ruhet me të dhëna identifikuese, organizative dhe financiare.
Kontroll i zhvlerësimitProcesi i amortizimit mund të ndiqet sipas periudhës, metodës dhe vlerës së mbetur.
Lidhje me planin kontabëlTipet e aseteve mund të konfigurohen me llogaritë e nevojshme për trajtim kontabël korrekt.
Pamje operative e aseteveLista e aseteve e bën më të lehtë verifikimin e statusit dhe tipit të çdo aseti.
Funksionalitetet e Avancuara
- Tipet e aseteve: Konfigurimi i tipeve të aseteve ndihmon në standardizimin e trajtimit kontabël dhe operacional.
- Aset Group: Mund të krijohen grupe asetesh për organizim më të lehtë sipas karakteristikave të përbashkëta.
- Financa dhe zhvlerësimi: Një aset mund të përmbajë vlerë fillestare, përqindje përdorimi dhe parametra për zhvlerësim.
- Tabela e periudhave të amortizimit: Detajet e asetit ndihmojnë në ndjekjen e procesit të zhvlerësimit nga fillimi deri në vlerën e mbetur.