Paguaj faturën e mallit nga furnitori

Pagesa e furnitorëve është procesi përmes të cilit kompania shlyen faturat e pranuara nga furnitorët për mallrat dhe shërbimet e blera. Ky dokument shërben si alokim pagesash, duke ndarë saktë se cilat fatura po paguhen, me çfarë vlere dhe në cilën datë.

Funksioni lejon:

  • Të shohësh të gjitha faturat e papaguara të një furnitori.
  • Të bësh pagesë të plotë ose të pjesshme për çdo faturë.
  • Të regjistrosh pagesën sipas mënyrës së pagesës (arkë, xhirollogari, investimet financiare afatshkurtra).
  • Të shohësh menjëherë borxhin e mbetur të furnitorit.
  • Të mbash gjurmë të limiteve kohore të pagesave (due dates).

Ky dokument nuk lëviz stokun dhe nuk krijon fatura të reja — por ndikon drejtpërdrejt në borxhet ndaj furnitorëve dhe në librat financiarë.

Hapat e nevojshëm
  1. Hyrja në Formularin e Pagesave
    Hyni në:
    • Moduli: Furnitorët & Blerjet → karta Pagesë → "+ Shto Pagesë"
    Do të shfaqet formulari bosh i pagesës, ku duhet të zgjidhni furnitorin për të parë faturat që kërkojnë pagesë.
    Aksesimi i dokumentit te pageses se fatures se blerjes

    Lexo më shumë

  2. Zgjedhja e Furnitorit
    Në fushën Furnitori, kërkoni dhe zgjidhni furnitorin.
    Sistemi:
    • Shfaq automatikisht gjithë faturat e papaguara.
    • Tregon për secilën faturë: Datën, Numrin e faturës, Vlerën e faturës, Vlerën e paguar më parë, Debinë e mbetur (borxhin), Afatin e fundit të pagesës, Punëtorin që ka regjistruar faturën.
    Perzgjedhja e furnitorit per pagese

    Lexo më shumë

  3. Shënimi i Vlerave që Paguhen
    Pasi të keni përzgjedhur Furnitorin të cilin doni t'i paguani faturën, do shfaqen gjitha faturat që keni papaguar për furnitorin e përzgjedhur. Sistemi gjeneron automatikisht detajet administrative të dokumentit si numri i dokumentit të pagesës, punëtori që po e regjistron dokumentin, data (normalisht përzgjidhet data e hapjes së dokumentit), lokacioni ku ai punëtor që ka hapur dokumentin normalisht punon. Mirëpo pothuajse si çdo dokument tjetër, nëse kompania përzgjedh politikat dhe konfigurimet se mund të ndërrohen këto detaje, gjitha janë të editueshme.
    Në kolonën Vlera për Pagesë, shkruani shumën që dëshironi të paguani për secilën faturë.
    Sistemi:
    • Lejon pagesë të plotë → shlyerje automatike.
    • Lejon pagesë të pjesshme → debia zvogëlohet, fatura mbetet aktive.
    • Sistemi nuk ju lejon të shkruani më shumë se borxhi mbetur.
    Totali i pagesës përditësohet automatikisht në fund të faqes.
    Caktimi i vleres per pagese tek fatura

    Lexo më shumë

  4. Zgjedhja e Mënyrës së Pagesës
    Fusha Paguaj ju lejon zgjedhjen e mënyrës së pagesës:
    • Xhirollogari (me opsionin e provizionit bankar gjithashtu) - Arkë - Ose çfarëdo lloj metode të konfiguruar nga kompania.
    Perzgjedhja e menyres se pageses

    Lexo më shumë

  5. Opsionale
    Shtimi i Komentit
    Fusha “Koment” përdoret për shënime si:
    • “Pagesë e pjesshme për faturën FAT-TP-6”
    • “Shlyerja totale e faturës FAT-1410”
    • “Paguar me transfer bankar”
    Shtimi i komentit tek dokumenti pageses

  6. Ruajtja e Dokumentit të Pagesës
    Fatura e blerjes ka disa mënyra ruajtjeje: Butonat standardë të ruajtjes, Butoni "Të Tjera". 
    Ruajtja dokumentit

    Lexo më shumë

Këshillë: Paguani faturat me afat të kaluar (të shënuara me ngjyrë) për të shmangur penalizimet.

Mund të paguani disa fatura njëherësh → kursen kohë.
Përfitimet Kryesore
  • Përfitimet e përdorimit të Planet Accounting:
    ✔ Gjurmim automatik i borxheve të furnitorëve
    ✔ Evidentim i saktë i faturave të vonuara
    ✔ Pagesa të pjesshme të menaxhuara pa gabime
    ✔ Reduktim drastik i punës manuale
    ✔ Balanca e furnitorit përditësohet menjëherë
    ✔ Dokumenti i pagesës lidhet automatikisht me faturat origjinale
    ✔ Ndihmë e madhe për kontabilitetin dhe auditimin