Regjistro porosi blerjeje

Porosia e Blerjes (PB) është dokumenti zyrtar me të cilin kompania jote i dërgon furnitorit një kërkesë të konfirmuar për furnizim me mallra apo shërbime. Ndryshe nga Oferta dhe Kërkesa për Blerje, Porosia e Blerjes është dokument operativ që formalizon marrëveshjen me furnitorin, por nuk është ende dokument kontabël dhe nuk krijon lëvizje të stokut.

Ky dokument shërben për të:

  • konfirmuar sasinë, çmimet dhe kushtet e dakorduara;
  • përgatitur furnitorin për dërgesë;
  • organizuar marrjen e mallit (fletëhyrjen) pa pasur devijime;
  • mbajtur gjurmueshmëri të procesit të furnizimit.

Pas pranimit të mallit, Porosia mund të lidhet me Fletëhyrjen dhe Faturën e Furnitorit, duke garantuar që çmimet dhe sasitë e faturuara përputhen me porosinë.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i Formularit të Porosisë së Blerjes
    Për të krijuar një porosi të re, fillimisht duhet të hapni modulit Furnitorët & Blerjet dhe të zgjidhni dokumentin Porosi nga lista e formularëve.
    Aksesimi i porosise se blerjes

    Lexo më shumë

  2. Përzgjedhja e Furnitorit
    Pas hapjes së formularit, duhet të caktoni furnitorin për të cilin po bëhet porosia.
    Perzgjedh furnitorin tek porosia e blerjes

    Lexo më shumë

  3. Plotësimi i Informacionit Administrativ
    Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikim dhe gjurmim korrekt të dokumentit.
    Detajet administrative te porosise se blerjes

    Lexo më shumë

  4. Shtimi i Artikujve në Porosi
    Në këtë pjesë shtohen të gjitha artikujt që blihen nga furnitori, së bashku me sasitë dhe çmimet e dakorduara.
    Shtimi i artikujve tek porosia e blerjes

    Lexo më shumë

  5. Verifikimi Financiar i Porosisë
    Pjesa e bilancit tregon përmbledhjen e vlerave të dokumentit për analizë të saktë të kostos.
    Analiza financiare e dokumentit

    Lexo më shumë

  6. Ruajtja dhe Funksionet e Dokumentit
    Pasi të plotësohen të gjitha fushat, dokumenti mund të ruhet ose dërgohet për veprime të tjera.
    Ruaje dokumentin e porosise se blerjes

    Lexo më shumë

Porosia e Blerjes nuk krijon lëvizje të stokut dhe nuk gjeneron detyrim financiar.
Ajo përdoret për formalizim të marrëveshjes me furnitorin dhe për përgatitjen e procesit të pranimit të mallit.
Këshillë: Për zinxhir të rregullt furnizimi, përdorni këtë renditje:
Kërkesë për Blerje ➡️ Oferta ➡️ Porosia ➡️ Fletëhyrje ➡️ Faturë Blerjeje ➡️ Pagesë fatureje.

Kjo strukturë siguron transparencë të plotë, krahasim çmimesh dhe kontroll të furnizimit.
Përfitimet Kryesore
  • Eliminon keqkuptimet me furnitorët.
  • Siguron kontroll më të mirë të çmimeve dhe sasive.
  • Lidhje e drejtpërdrejtë me Fletëhyrjen dhe Faturën.
  • Gjurmim i plotë nga Kërkesa → Oferta → Porosia → Fatura --> Pagesa
  • Redukton gabimet operacionale gjatë marrjes së mallit.
  • Planet Accounting ofron fluks të qartë, automatik dhe pa konfuzion për qindra porosi në muaj.