Lista e klientëve
Në këtë faqe, ju do të keni qasje në Listën Tuaj të Klientëve në Planet Accounting.
Këtu, ju mund të shihni të gjithë klientët tuaj të regjistruar në një vend të vetëm, duke ju lejuar të filtroni gjithashtu në kritere si emri, shifra, apo data e regjistrimit. Poashtu përmes listës së gjeneruar, secili klient është i klikueshëm prej ku mund të ri-drejtoheni te profili i atij klienti.
Hapat e nevojshëm
-
Klikoni Tiketën 'Klientët' dhe pastaj opsionin + Lista e klientëvePër të shfaqur listën e plotë të klientëve dhe për të filluar procesin e menaxhimit, navigoni te menyja kryesore. Kërkoni dhe klikoni tek etiketa 'Klientët'. Më pas, zgjidhni opsionin '+ Lista e klientëve' nga nën-menuja e shpalosur. Kjo ju dërgon në ekranin ku mund të shihni, filtroni dhe menaxhoni të gjithë klientët e regjistruar.
-
Hapja e raportit të listës të klientëvePërmes këtij hapi, ju hapni një raport të strukturuar të listës së klientëve, të dizajnuar për t'u shfaqur dhe printuar lehtësisht në format A4. Ky raport përfshin të gjitha të dhënat e regjistruara për çdo klient, duke filluar nga informacionet që gjenden në modulin 'Shto Klient'. Kjo siguron që raporti juaj të jetë i plotë dhe i saktë, duke pasqyruar detajet si: emri, adresa, kontaktet, dhe çdo specifikë tjetër. Raporti gjithashtu detajon njësitë e klientit (ndërmarrjet ose lokacionet dytësore) dhe ka një veçori kyçe: emri i klientit është i klikueshëm. Duke klikuar mbi emrin, ju do të ridrejtoheni menjëherë në profilin individual të klientit për të parë detaje të mëtejshme ose për të kryer modifikime.
Lexo më shumë
- Numrat: Gjithë identifikimet e biznesit
- Emërtimi: Shifra e klientit regjistruar në Planet Accounting dhe gjithashtu edhe emri
- Adresa: Qyteti, lagjja dhe adresa specifike
- Personi kontaktues: Numri kontaktit regjistruar për atë klient si dhe data kur është regjistruar si klient në biznes.
-
Opsionale
Lista e klientëve jo-aktivPër të menaxhuar dhe rishikuar marrëdhëniet me klientët, është thelbësore të keni një pamje të qartë të atyre që aktualisht nuk janë aktivë. Navigimi: Klikoni tek etiketa kryesore 'Klientët' në menynë e sistemit. Selektoni Listën: Nga lista e opsioneve që shfaqet, zgjidhni 'Klientët Jo-Aktiv'. Ky veprim ju çon në një listë të dedikuar që shfaq vetëm klientët e shënuar si jo-aktivë. Në këtë listë ju do të shihni të dhënat bazike të tyre, duke ju mundësuar të vlerësoni shpejt dhe në mënyrë efektive nëse duhet të ri-aktivizoni, për t'i sjellë ata përsëri në portofolin aktiv të kompanisë.
Përdorimi i rregullt i Listës së Klientëve në Planet Accounting ju ofron një kontroll të plotë mbi menaxhimin financiar dhe operativ. Ky mjet ju mundëson të shihni në një raport gjithë klient, e poashtu t'i printoni. Të dhënat e konsoliduara dhe të aksesueshme lehtësisht rrisin efikasitetin duke eliminuar nevojën për kërkime manuale nëpër sisteme të ndryshme.
Këshillë: Për të shfrytëzuar potencialin e plotë të kësaj liste dhe raportit të saj, duhet të siguroheni që të dhënat fillestare të jenë të plota:
- Plotësoni të gjitha të dhënat në Modulin "Shto Klient": Të gjithë fushat (përfshirë ato opsionale si adresa, valuta, dhe detajet e kontaktit) janë burimi i filtrave dhe raporteve tuaja.
- Përdorni Opsionet e Filtrimit me Mençuri: Kur të dhënat janë të plota, ju mund të përdorni filtrat për të nxjerrë informacione specifike – p.sh., klientët që përdorin një valutë të caktuar ose që i përkasin një njësie të veçantë.
- Shpejtësia përmes Emrit të Klikueshëm: Mos harroni se çdo emër i klientit është i klikueshëm brenda raportit. Përdoreni këtë për qasje të shpejtë në detajet e klientit pa pasur nevojë të kërkoni përsëri.