Si të shtoni një klient në Planet Accounting
Në këtë udhëzues, do të mësoni se si të shtoni një klient në Planet Accounting, një hap i rëndësishëm për menaxhimin e klientëve dhe përmirësimin e efikasitetit të biznesit tuaj. Shtimi i një klienti të ri në një program kontabiliteti ose CRM është procesi i regjistrimit të të dhënave të klientit, si emri, adresa, kontakti dhe informacione të tjera të rëndësishme. Kjo ju mundëson të mbani një evidencë të saktë të klientëve, të menaxhoni më lehtë marrëdhëniet me ta dhe të automatizoni proceset e faturimit, pagesave dhe komunikimit. Një menaxhim i mirë i klientëve ndihmon në rritjen e besnikërisë dhe përmirësimin e shërbimit ndaj tyre.
Hapat e nevojshëm
-
Klikoni Tiketën 'Klientët' dhe pastaj opsionin + Shto KlientHapni programin Planet Accounting dhe navigoni te moduli 'Klientët & Shitjet'...
-
Hapja e modalit per shtimin e klientitPas klikut mbi opsionin '+ Shto Klient', do të hapet një modal i ri për të shtuar të dhënat e klientit. Në këtë modal, do të keni mundësi të plotësoni të gjitha informacionet e nevojshme për klientin tuaj, si emri, adresa, numri i kontaktit, emaili dhe të tjera detaje të rëndësishme.
Lexo më shumë
- Shteti: Vendi ku klienti është i regjistruar si biznes.
- Nr. Unik Numri unik i biznesit të klientit.
- Nr.Biznesit(ID): Numri i identifikimit të biznesit të klientit.
- Nr.Fiskal: Numri fiskal i klientit.
- Nr.TVSH-së: Numri i identifikimit të biznesit të klientit.
- Nr.Klientit: Numri i klientit që doni ta ruani në Planet Accounting.
- Person Fizik: Nëse shitja i është bërë dikujt që keni bashkëvepruar personalisht, zakonisht një person që viziton vendndodhjen fizike të biznesit.
- Shto edhe si Furnitor: Mundësia për ta shtuar klientin edhe si furnitor.
- Student: Mundësia për ta shtuar klientin si student tek moduli i EduPro.
- Emri zyrtar: Emri zyrtar i klientit i regjistruar në ARBK.
- Emri në sistem: Emri i klientit që do të shfaqet në Planet Accounting.
-
Opsionale
Regjistrimi i Adresave të KlientitHapi i radhës është përcaktimi i Kodit të TVSH-së për shitje, llogaria që kryen pagesat në kompani me këtë klient, valuta e tregtimit, lokacioni, data prej kur ky kompania tregton me klientin, informacione specifike për klientin si zbritja e veçantë , afati pagesës i përcaktuar për të, limiti i lejuar për klientin - Nëse vendoset një vlerë e caktuar si limit, nuk mund t'i shitet klientin më shumë se limiti i paracaktuar, numri i kartelës dhe Agjenti i klientit.
-
Opsionale
Opsionet financiare për klientinHapi i radhës është përcaktimi i Kodit të TVSH-së për shitje, llogaria që kryen pagesat në kompani me këtë klient, valuta e tregtimit, lokacioni, data prej kur ky kompania tregton me klientin, informacione specifike për klientin si zbritja e veçantë , afati pagesës i përcaktuar për të, limiti i lejuar për klientin - Nëse vendoset një vlerë e caktuar si limit, nuk mund t'i shitet klientin më shumë se limiti i paracaktuar, numri i kartelës dhe Agjenti i klientit.
Lexo më shumë
Limiti: Mundësia e limitit vihet në funksion nëse klientit gjatë shtimit i paracaktohet një vlerë e më pastaj, tek konfigurimet. -
Opsionale
Njësitë e palës dhe bilancet fillestareGjatë shtimit të klientit, mund t'i inicializohet bilanci fillestar i përgjithshëm. Mirëpo nëse klienti ka njësi të lokalizuara ose të ndara në vende të ndryshme, secila njësi mund të shtohet dhe të inicializohet me bilancin fillestar përkatës për njësinë.
-
Opsionale
Llogaritë bankare të klientitPlanet Accounting ofron edhe mundësinë e regjistrimit të llogarive bankare të klientit, ashtu që të kesh lehtësi në pagesat e faturave.
-
Opsionale
Shënimet shtesë rreth klientitÇfarëdo që doni të shtoni si shënim për klientin.
-
Finalizimi i shtimit të klientit të riPasi të keni shtuar të dhënat e klientit, si përfundim, shtypni butonin Shto Klient që gjendet poshtë modalit dhe ju me sukses keni arritur të shtoni një klient të ri! 🎉 Për të parë klientin që sapo shtuat, jo do mbeteni tek faqja Klientët & Shitjet, dhe tek lista e klientëve do keni të listuar klientin.
Përfitimet Kryesore
- Kursim Kohe: Qasje e shpejtë në funksione të rëndësishme
- Menaxhim i lehtë: Platforma automatizon faturat, TVSH-në dhe raportet, duke kursyer kohë dhe ulur gabimet për klientin e ri.