Konfigurimi - Pagat

Faqja Konfigurimi - Pagat përdoret për të përcaktuar parametrat bazë mbi të cilët ndërtohet kalkulimi i pagave në Planet Accounting. Kjo është pika fillestare e gjithë logjikës së Payroll-it, sepse përmes kësaj faqeje përcaktohen shkallët tatimore, mënyra e kalkulimit të pagës, kontributet pensionale, sigurimet dhe parametrat tjerë të nevojshëm për përllogaritjen mujore të pagave.

Në Planet Accounting, moduli i pagave është ndërtuar me logjikë fleksibile, në mënyrë që të mund të përshtatet edhe për shtete të tjera. Për këtë arsye, disa rregulla që në sisteme tjera janë të fiksuara, këtu deklarohen dhe kontrollohen nga vetë përdoruesi në konfigurim.

E rëndësishme: Përpara se të bëhet kalkulimi i pagave mujore, kjo faqe duhet të konfigurohet saktë. Nëse parametrat nuk janë të vendosur si duhet, rezultatet e kalkulimit të pagës mund të jenë të pasakta.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i faqes
    1. Hap modulin Konfigurimi nga sidebar-i.
    2. Gjej grupin Punëtorët nga gjitha konfigurimet tjera.
    3. Kliko në faqen Kalkulimi i Pagës.
    Rezultati: Hapet faqja ku përcaktohen parametrat bazë të kalkulimit të pagave.
    Konfigurimi i pagës

  2. Paga shtesë
    Seksioni Paga shtesë përmban parametrat me përqindje për lloje të ndryshme të kompensimit shtesë, si:
    • Orët për kujdestari (%)
    • Orët për punë gjatë natës (%)
    • Orët për punë jashtë orarit (%)
    • Orët për punë gjatë festave (%)
    • Orët për punë gjatë fundjavës (%)

    Për secilin rresht mund të përcaktohet përqindja dhe nëse do të aplikohet apo jo.

    Shënim i rëndësishëm: Këto shtesa ende nuk janë finalizuar plotësisht dhe aktualisht nuk janë funksionale në logjikën operative të modulit.
    Paga shtesë

  3. Kalkulimi i pagës (Primar / Sekondar)
    Seksioni Kalkulimi i Pagës është "truri" financiar i modulit të pagave në Planet Accounting. Ky funksion mundëson konfigurimin e shkallëve tatimore sipas legjislacionit të fundit nga ATK, duke siguruar që llogaritja e tatimit në të ardhura personale të bëhet automatikisht dhe pa gabime.

    Çfarë duhet të dini për këtë proces:
    • Përzgjedhja e Llojit të Pagës: Fillimisht përcaktohet nëse shkallët po aplikohen për pagën Primare (puna kryesore) apo Sekondare.
    • Segmentimi i Intervaleve (Shkallët): Përdoruesi ndërton tabelën tatimore përmes fushave:
        • Nga / Deri: Përcaktohen kufijtë e pagës (p.sh. 0 - 250€, 250 - 450€, etj.).
        • Koeficienti (%): Vendoset norma tatimore për atë segment (p.sh. 0%, 8%, 10%).
    • Menaxhimi i Dinamik: Përmes opsioneve Edito, Fshij dhe (+) Shto, sistemi ju lejon të përditësoni shkallët sapo të ketë ndryshime në Gazetën Zyrtare, apo të shkruani shkallë tatimore të ndonjë shteti tjeter ku e përdorni Planet Accounting.

    Pse është ky hap kritik?
    Ky konfigurim dikton se si do të gjenerohen listëpagesat mujore. Çdo vlerë e vendosur këtu ndikon drejtpërdrejt në llogaritjen e pagës neto të punëtorit dhe obligimeve tatimore të kompanisë ndaj shtetit.
    Kalkulimi i pagës primar sekondar

  4. Koeficienti i punës historike
    Ky seksion përdoret për të deklaruar koeficientin e punës historike.

    Ky parametër mund të përdoret në logjika të caktuara të përllogaritjes, varësisht nga mënyra se si kompania dëshiron të trajtojë përvojën ose elemente të caktuara shtesë në strukturën e pagesës.

    Nëse kompania nuk e përdor këtë logjikë, vlera mund të mbetet në 0.
    Koeficienti i punës historike

  5. Kontributet pensionale
    Seksioni Kontributet Pensionale shërben për të përcaktuar normat e detyrueshme të kursimeve pensionale që do të aplikohen gjatë gjenerimit të listëpagesave. Sistemi është i dizajnuar që të respektojë standardet ligjore automatikisht, por duke ju lejuar kontroll të plotë mbi konfigurimin.

    Veçoritë kryesore të këtij seksioni:
    • Vlerat Standarde (Default): Sistemi sugjeron automatikisht normën prej 5% për punëtorin dhe 5% për punëdhënësin, në përputhje me legjislacionin e përgjithshëm në Kosovë.
    • Diferencimi i Roleve: Mundëson caktimin e normave të veçanta për:
        • Punëtorin: Pjesa që ndalet nga paga bruto e punonjësit.
        • Punëdhënësin: Pjesa shtesë që paguan kompania mbi pagën bruto.
    • Kufijtë Minimalë dhe Maksimalë: Përdoruesi mund të deklarojë pragjet e kontributeve për të mbuluar marrëveshjet specifike të punës ose ndryshimet e mundshme ligjore në të ardhmen.

    Pse është i rëndësishëm ky konfigurim?
    Vlerat e vendosura këtu përdoren drejtpërdrejt nga moduli i pagave për të kalkuluar saktë shumën që duhet të deklarohet në administratën tatimore dhe në fondin pensional, duke eliminuar nevojën për llogaritje manuale për çdo punonjës.
    Kontributet pensionale

  6. Sigurimi shëndetësor
    Seksioni Sigurimi shëndetësor kontrollon nëse kompania përdor sigurim shëndetësor dhe sigurim familjar, si dhe përqindjet përkatëse minimale dhe maksimale.

    Ky seksion përmban parametra si:
    • Ka sigurim shëndetësor?
    • Ka sigurim familjar?
    • Sigurimi shëndetësor minimal nga punëtori (%)
    • Sigurimi shëndetësor minimal nga punëdhënësi (%)
    • Sigurimi shëndetësor maksimal nga punëtori (%)
    • Sigurimi shëndetësor maksimal nga punëdhënësi (%)

    Këto të dhëna ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e komponentëve shtesë të pagës dhe zbritjeve përkatëse.
    Sigurimi shëndetësor

  7. Ruajtja e konfigurimit
    1. Pasi të jenë vendosur ose përditësuar parametrat, kliko butonin Ruaj.
    Rezultati: Konfigurimi i pagave ruhet dhe bëhet i disponueshëm për përdorim në kalkulimet mujore të pagave.
    Ruajtja e konfigurimit të pagës

Konfigurim i domosdoshëm: Përpara se të përdoret funksioni i pagave mujore, kjo faqe duhet të konfigurohet saktë.
Paga shtesë: Parametrat me përqindje për shtesat e pagës ende nuk janë finalizuar dhe aktualisht nuk janë funksionalë.
Fleksibilitet për shtete të ndryshme: Shkallët tatimore dhe parametrat e kalkulimit deklarohen manualisht për t’iu përshtatur legjislacioneve të ndryshme.
Këshillë:
Konfiguroni së pari shkallët tatimore: Kjo është pjesa më kritike e gjithë faqes.

Verifikoni përqindjet pensionale dhe të sigurimeve: Sepse këto ndikojnë drejtpërdrejt në pagën bruto dhe neto.

Mos u mbështetni ende te paga shtesë: Për sa kohë funksioni nuk është finalizuar, përdoreni vetëm si konfigurim paraprak.
Përfitimet Kryesore
  • Përshtatje fleksibile: Moduli i pagave mund të përshtatet për shtete dhe skema të ndryshme tatimore.
  • Kontroll i plotë: Kompania definon vetë rregullat bazë të kalkulimit të pagës.
  • Integrim me punëtorët dhe kontratat: Ky konfigurim përdoret më pas në profilin e punëtorit dhe në kalkulimin mujor të pagave.
  • Bazë për automatizim: Konfigurimi i saktë krijon themelin për kalkulim më të shpejtë dhe më të saktë të pagave.