Prodhimi
Përshkrimi i Modulit Prodhimi
Në Planet Accounting, moduli Prodhimi ju lejon të menaxhoni procesin e transformimit të materialeve në produkte të gatshme, duke lidhur në mënyrë direkte stokun me operacionet prodhuese dhe efektet financiare.
Ky modul ju lejon të kontrolloni në mënyrë të saktë:
- përdorimin e lëndëve të para,
- strukturën e produkteve përmes normativës (BOM),
- kostot reale të prodhimit,
- si dhe gjendjen e produkteve të gatshme në stok.
Moduli i Prodhimit lidhet ngushtë me:
- Stokun & Shërbimet, sepse përdor dhe përditëson sasinë e artikujve,
- Furnitorët & Blerjet, për furnizimin me materiale,
- dhe Klientët & Shitjet për menaxhimin e porosive dhe shitjeve të produkteve të gatshme.
Material → Prodhim → Produkt i Gatshëm → Shitje → Efekt Financiar
Moduli i Prodhimit shërben për transformimin e artikujve individualë ose lëndës së parë në një produkt të ri final (si p.sh. një "Box me Pije" ose një "Normativë Ushqimore"). Logjika e Stokut: Në momentin që regjistrohet një urdhër prodhimi, sistemi bën zbritjen automatike të përbërësve nga stoku dhe shton produktin e gatshëm. Ky proces është funksionalisht i pakthyeshëm: artikujt e përdorur (shishet e lëngut, vera, etj.) konsiderohen të "shkrira" brenda produktit final. Edhe pse fizikisht artikujt mund të jenë ende në paketim, sistemi nuk do t'ju lejojë t'i shisni ato si artikuj të vetëm në faturë, pasi sasia e tyre është transferuar te vlera e produktit të ri.
Përmbajtja e Modulit
Normativa (Struktura e Produktit)
Normativa përcakton përbërjen e një produkti të gatshëm. Ajo ju lejon të:
- definoni materialet përbërëse të një produkti,
- caktoni sasinë për secilin komponent,
- krijoni lidhjen mes lëndëve të para dhe produktit final.
Normativa është baza e kontrollit të saktë të:
- konsumit të materialeve,
- kostos së prodhimit,
- planifikimit të prodhimit.
Urdhër Prodhimi
Urdhri i Prodhimit është dokumenti operacional që aktivizon procesin prodhues.
Ai ju mundëson të:
- zgjidhni produktin që do të prodhohet,
- përcaktoni sasinë,
- konsumoni automatikisht materialet sipas normativës,
- shtoni në stok produktin e gatshëm.
Sistemi siguron që:
- materialet të zbriten nga depoja përkatëse,
- produkti final të regjistrohet me kosto të përditësuar.
Funksionet kryesore të Modulit të Prodhimit
Menaxhimi i Normativave
Kërkesa për Prodhim
Ekzekutimet
Ekzekutimi i Prodhimit
- Krijoni Urdhër Prodhimi: Zgjidhni produktin, sasinë dhe depo/lokacionin për ekzekutim.
- Konsumoni materiale automatikisht: Konsumoni materialet dhe shtoni produktin e gatshëm në stok.
- Shihni historikun e ekzekutimeve: Monitoroni ekzekutimet, filtroni dhe kontrolloni dokumentet për verifikim.
- Regjistronin produktin e gatshëm në stok: Regjistroni produktin e gatshëm në stok me saktësi.
Kontrolli i Kostos
- Kontrolloni Kostot: Kontrolloni kostot e prodhimit bazuar në konsum dhe çmimet e artikujve.
- Analiza e marzhës së produktit final: Analizoni marzhën e produktit final bazuar në koston e prodhimit dhe çmimin e shitjes (kur aplikohet).
- Krahasimi kostos teorike (normativë) dhe reale: Krahasoni kostot teorike (normativë) me kostot reale për të identifikuar devijime dhe për të marrë masa korrigjuese.
Rendimentet
Rendimentet e Prodhimit
- Regjistroni Rendimentet: Regjistroni rendimentet e prodhimit (p.sh. artikuj të dëmtuar, mbetje, ose rendimente të tjera që nuk janë produkti i gatshëm).
- Lista e Rendimenteve: për të parë/menaxhuar elementet e arkivuara.
Lista e Prodhimeve
- Lista e Prodhimeve: Shihni historikun e prodhimeve, filtroni dhe kontrolloni dokumentet për verifikim.
Proceset e Prodhimit
Monitorimi i drejtpëtpërdrejtë
- Starto Procesin e Prodhimit: Startoni procesin e prodhimit për të regjistruar konsumimin e materialeve dhe shtimin e produkteve të gatshme në stok.
- Pauzo Procesin e Prodhimit: Pauzo procesin e prodhimit për të bërë korrigjime ose për të shtuar rendimente gjatë ekzekutimit.
- Shiko statusin e procesit: Shikoni statusin aktual të procesit të prodhimit, përfshirë materialet e konsumuar, produktet e gatshme të shtuar dhe rendimentet e regjistruara.
- Filtro sipas datës, lokacionit dhe statusit të procesit për të monitoruar dhe analizuar ekzekutimet e prodhimit.
Prodhim Manual
Prodhimi manual është procesi i prodhimit që kryhet manualisht në sistem, duke përdorur dokumente të veçanta për të regjistruar konsumin e materialeve dhe shtimin e produkteve të gatshme në stok.
- Zgjidhni produktin dhe sasinë për prodhim manual.
- Caktoni lokacionin, shtoni përbërësit manualisht, vendosni humbjet (nëse ka), shihni koston x1, shihni koston totale dhe ekzekutoni prodhimin me butonin "Prodho".
Benefitet Kryesore
Redukton gabimet manuale në konsumim materialesh dhe shtim të produkteve të gatshme në stok.
Kontroll i kostos realeSiguron kosto të përditësuar bazuar në konsum dhe çmimet e artikujve, për analizë të saktë të marzhës së produktit final.
Transparencë operativeÇdo prodhim ka status dhe histori të dokumentuar.
Menaxhim i kohës së prodhimitMonitorim i kohëzgjatjes së proceseve të prodhimit për optimizim të operacioneve.
Integrim i plotë me modulin e Stokut & ShërbimeveKonsumi i materialeve dhe shtimi i produkteve të gatshme në stok bëhet në mënyrë të integruar, duke siguruar saktësi dhe gjurmueshmëri të plotë.
Funksionalitetet e Avancuara
- Status Workflow: Çdo prodhim ka status dhe histori të dokumentuar, duke siguruar transparencë operative.
- Kontroll i humbjeve gjatë prodhimit - mund të regjistroni humbje gjatë prodhimit për të pasqyruar saktë rendimentet dhe kostot.
- Multi-depo për prodhim - mund të zgjidhni depo të ndryshme për konsumim dhe shtim të produkteve të gatshme në stok.
- Filtrim sipas lokacionit: Për të siguruar që materialet e nevojshme janë në dispozicion në depo për ekzekutimin e prodhimit.
- Export në Excel: Për të analizuar dhe monitoruar ekzekutimet e prodhimit në mënyrë më të detajuar.
- Gjurmim i përdoruesit: Secili veprim i prodhimit është i lidhur me përdoruesin që e ka kryer, për gjurmueshmëri të plotë dhe transparencë në procesin e prodhimit.