Prodhim Manual

Opsioni "Prodhim Manual" ofron fleksibilitet maksimal për regjistrimin e prodhimit pa pasur nevojë për një urdhëresë paraprake. Ky opsion është ideal për prodhime ad-hoc, eksperimentale, ose kur procesi kërkon ndryshime të menjëhershme të përbërësve që nuk janë parashikuar në normativë. Përmes kësaj dritareje, ju përcaktoni direkt produktin final, specifikoni sasinë e lëndës së parë të harxhuar dhe regjistroni humbjet, duke mbajtur stokun dhe kostot plotësisht nën kontroll në kohë reale.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i Faqes
    1. Hyni në modulin Prodhimi nga lista e moduleve në anën e majtë.
    2. Klikoni mbi kartën Prodhimi tek funksionet e modulit dhe zgjedh + Prodho nga lista.
    3. Në faqën kryesore të Prodhimit, klikoni butonin "+ Prodhim Manual".
    4. Hapet modalja "Prodhim Manual" ku mund të plotësoni të gjithë të dhënat direkt.
    Aksesimi i faqes

    Lexo më shumë

  2. Përzgjedhja e Produktit Përfundimtar
    2.1 Përcaktimi i Produktit të Gatshëm
    • Në seksionin "Produkti që krijohet", zgjedhni produktin e gatshëm që doni të prodhohet.
    • Klikoni në ikonën e llupës 🔍 për të hapuri listën e produkteve.
    • Zgjedhni produktin (p.sh. "Pije Box Festive" me kodin "ST-25").
    Sistemi do të sjellë automatikisht:
    • Shifrën – kodi i produktit (p.sh. "ST-25")
    • Emri – emri i produktit (p.sh. "Pije Box Festive")
    • Barkodi – barkodia e produktit (nëse e ka)
    • Sasia – sasia e produktit (të cilën mund ta ndryshoni)
    • Njësia – njësia e matjes (p.sh. "Paketim", "Copë")
    Përzgjedhja e produktit

    Lexo më shumë

  3. Plotësimi i Detajeve të Prodhimit
    3.1 Informacionet Bazë
    • Data Prodhimit – data kur realizohet prodhimi (zakonisht sot).
    • Lokacioni – stacioni/njësia ose depo ku bëhet prodhimi (p.sh. "D1 - Depo Kryesore").
    Detajet e prodhimit

    Lexo më shumë

  4. Shtimi Manual i Përbërësve
    4.1 Seksioni "Përbërësit e Prodhimit" (Produktet në Prodhim)
    • Në këtë seksion, shtoni manualisht të gjithë përbërësit (artikujt) që u harxhuan për prodhimin.
    • Klikoni në fushën e zbrazët në tabelë dhe zgjedhni të shkruani "Shifrën, Barkodin, Emrin...".
    • Shkruani shifrën ose emrin e përbërësit (p.sh. "Planet Strawberry", "Planet Apple").
    • Sistemi do të sjellë artikujt në listën automatike.
    4.2 Plotësimi i Informacioneve të Përbërësit
    Për çdo përbërës, plotësoni:
    • Sasia – sa njësi u harxhuan (p.sh. 20 shishe)
    • Humbje – sasia e dëmtuar ose të humbur (p.sh. 2 shishe)
    Shtimi i përbërësve

    Lexo më shumë

  5. Monitorimi i Kostove
    5.1 Seksioni "Prodhimi"
    • Në këtë seksion, pasi të keni shkruar sasinë e prodhimit që doni të bëni sistemi automatikisht llogarit:
    • Kosto x 1 – kostoja totale e të gjithë përbërësve (p.sh. 53.70)
    • Kosto Totale – kostoja totale e prodhimit (p.sh. 53.70, zakonisht zbulohet përmes kalkulimit automatik)
    ⚠️ Shënim: Këto vlera zbulohen automatikisht bazuar në informacionin e kostove të përbërësve në sistem. Ju nuk mund t'i ndryshoni këtu përveç nëse i ndryshoni nga moduli Stoku & Shërbimet.
    Monitorimi i kostove

    Lexo më shumë

  6. Përfundimi i Prodhimit Manual
    Pasi të keni plotësuar të gjithë të dhënat:
    • Kontrolloni dy herë produktin përfundimtar, përbërësit, sasitë dhe humbjet.
    • Klikoni butonin "Prodho".
    • Sistemi do të:
    • Regjistroj transaksionin e prodhimit në sistem.
    • Përditësoj stokun (zbret përbërësit, shton produktin përfundimtar).
    • Regjistroj kostot dhe humbjet.
    • Krijoj një numër transaksioni për referim.
    Përfundimi i prodhimit

  7. Verifikimi i Rezultateve
    Pasi të klikoni "Prodho":
    • Sistemi do t'ju njoftojë se prodhimi i manual është regjistruar me sukses.
    • Modalja mbyllet automatikisht.
    • Mund të:
    • Shikoni në "Lista e Prodhimeve" për të verifikuar prodhimin.
    • Kontrolloni stokun e produkteve për të siguruar përditësimin.
    • Shikoni raportet e kostove dhe humbjeve për këtë prodhim.
    Verifikimi i rezultateve

Pavarësia nga Urdhëresat: Ky proces nuk e mbyll asnjë urdhëresë ekzistuese. Nëse dëshironi që prodhimi të lidhet me një planifikim paraprak, përdorni funksionin "Prodhimi nga Urdhëresa".
Përditësimi i Stokut: Me klikimin e butonit "Prodho", sistemi kryen menjëherë dy veprime: zbret lëndën e parë nga magazina dhe rrit gjendjen e produktit të gatshëm.
Saktësia e Përbërësve: Meqenëse përbërësit shtohen manualisht, sigurohuni që nuk keni harruar asnjë element të recetës. Pas regjistrimit, kostoja e produktit final do të bazohet vetëm në listën që keni plotësuar në këtë tabelë.
Këshillë:
Verifikimi i Njësisë: Përpara se të shtoni përbërësit, sigurohuni që "Njësia" që keni përzgjedhur (copë, kg, shishe) është e saktë, pasi kjo ndikon direkt në llogaritjen e kostos totale dhe sasinë e stokut.

Monitorimi i Kostos x 1: Gjatë shtimit të përbërësve, vëzhgoni fushën "Kosto x 1". Nëse kjo vlerë ju duket e pazakontë, kontrolloni çmimet e blerjes së përbërësve te moduli i Stokut & Shërbimet.

Përdorimi i Barkodit: Për të shpejtuar procesin, përdorni skanerin e barkodit në fushën e kërkimit të përbërësve për të evituar gabimet gjatë kërkimit manual me emër.

Regjistrimi i Humbjeve: Mos i përfshini humbjet te sasia e përgjithshme e përbërësit; përdorni kolonën "Humbje" që sistemi të mund të gjenerojë raporte të sakta mbi efiçencën e prodhimit.
Përfitimet Kryesore
  • Fleksibilitet Operacional: Regjistroni prodhimin në çdo moment pa barriera administrative apo planifikime të detyruara paraprake.
  • Saktësi në Kosto: Sistemi llogarit automatikisht koston për njësi (Kosto x 1) bazuar në vlerën e përbërësve të shtuar manualisht.
  • Menaxhim i Humbjeve: Kolona e dedikuar për humbjet lejon ndarjen e saktë midis lëndës së parë të shpenzuar për produktin dhe asaj të dëmtuar gjatë procesit.
  • Gjurmueshmëri Komplete: Të gjithë transaksionet të regjistruara në sistem me detaje të plota për analiza të mëvonshme.