Shto Normativë - Prodhim

Kjo faqe përdoret për të krijuar një normativë të re në sistem, përmes së cilës përcaktohen përbërësit kryesorë (artikujt) dhe sasitë e tyre që nevojiten për prodhimin e një produkti të caktuar. Normativa është 'receta' e prodhimit që dikton se cilat artikuj duhet të përdoren, në çfarë sasie dhe me çfarë kostoje.

Moduli i Prodhimit në Planet Accounting mundëson planifikimin dhe mbikëqyrjen e procesit të transformimit të lëndës së parë në produkte të gatshme duke siguruar një kontroll rigoroz mbi stokun dhe profitabilitetin.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i faqes
    1. Hyni në modulin Prodhimi.
    2. Nga lista e normativëve, klikoni opsionin Shto Normativë.
    3. Hapet dritarja Shto normativë të re ku plotësohen të gjitha të dhënat.
    Aksesimi i faqes

    Lexo më shumë

  2. Të dhënat bazë të normativit
    2.1 Informacioni i përgjithshëm
    • Nr. – numri i serisë i normativit (gjeneruar automatikisht nga Sistemi).
    • Titulli – emërtimi i normativit (p.sh. "Normativë Pijesh", "Planet Cupcakes - Box", etj.).
    Të dhënat bazë të normativit

    Lexo më shumë

  3. Produkti që krijohet (Produkti kryesor)
    Në këtë seksion përcaktoni produktin përfundimtar që do të prodhohet. Duke klikuar mbi butonin me ikonën e llupës 🔍, hapet dritarja me gjithë artikujt që i keni regjistruar në stok. Nga lista e artikujve ju zgjedhni produktin final që do prodhohet, dhe kësisoji barten automatikisht në dritare të dhënat e nevojshme të artikullit si:
    • Shifra – kodi i artikullit të produktit përfundimtar.
    • Emërtimi – emri i produktit përfundimtar (p.sh. "Planet Cupcakes - Box").
    • Sasia – sasia që prodhohet (p.sh. 1 kuti).
    • Njësia – njësia e matjes (p.sh. Box, Copë, Kg).
    ℹ️Shënim: Produkti që do prodhohet (produkti përfundimtar), duhet të jetë i regjistruar në modulin Stoku & Shërbimet si parakusht për t'a prodhuar pastaj ose përdorur si produkt përfundimtar në modulin Prodhimi!
    Produkti që krijohet

    Lexo më shumë

  4. Përbërësit e normativit (Receta)
    4.1 Shtimi i përbërësve
    • Në seksionin Përbërësit e normativit, në fushën e zbrazët, shkruani shifrën, barkodin apo emrin e artikullit, sistemi do sjell gjitha artikujt që i keni të regjistruar në stok.
    • Në listën e artikujve, me enter (ose shigjetat nga tastiera) ose me mouse, klikoni mbi artikullin që doni ta shtoni në normativë:
    • Sistemi do sjelli nga stoku pastaj gjitha detajet e artikullit/-jve:
    • Shifra – kodi i artikullit (lëndë e parë, nënprodukti, etj.).
    • Barkodi (opsionale) – për shkathtësi më të mirë në ndjekje.
    • Emërtimi – emri automatik i artikullit.
    Ju përcaktoni pastaj për artikullin:
    • Sasia – sasia e përbërësit të nevojshëm për prodhimin (p.sh. 10 njësi të artikullit A për të prodhuar 1 njësi të produktit përfundimtar).
    Sistemi do sjell gjithashtu pastaj:
    • Njësia – njësia e matjes (p.sh. Copë, Gram, Litër).
    • Kostoja – kostoja totale ose njësia e përbërësit.
    Përbërësit e normativit

    Lexo më shumë

  5. Opsionale
    Menaxhimi i rreshtave të përbërësve
    Për çdo rresht të shtuar mund të:
    • Redaktoni – klikoni në fushën përkatëse për ndryshim e sasia, njësia ose kostoja.
    • Hiqni – klikoni ikonën X në fund të rreshtit për të fshirë përbërësin.
    Menaxhimi i rreshtave

    Lexo më shumë

  6. Llogaritja e kostos totale
    Në seksionin Kalkulo Koston sistemi kalkulon automatikisht në bazë të sasisë së produkti përfundimtar:
    • Kostoja x 1 – kostoja për njësi (llogaritet automatikisht si shuma e kostove të të gjithë përbërësve).
    • Kosto Totale – kostoja totale për të gjitha njësitë e produktit përfundimtar.
    Llogaritja e kostos

    Lexo më shumë

  7. Ruajtja e normativit
    Në fund keni:
    • Mbyll – mbyll dritaren pa ruajtur.
    • Ruaj – ruan normavin dhe e shton në sistem, duke e bërë të gatshëm për përdorim në prodhim.
    Ruajtja e normativit

Pasi të keni kryer hapat e detyrueshëm dhe të keni klikuar butonin Ruaj, normativi tani gjendet në bazën e të dhënave të prodhimit. Mund ta përdorni këtë normativë për të planifikuar prodhimin, për të llogaritur kostot dhe për të menaxhuar furnizimin e lëndëve të para në modulin e Prodhimit.
Nëse keni vendosur sasi ose kostoje të gabuar, do të ndikohen llogaritjet e kostos dhe planifikimi i prodhimit.

Ndryshimi i normativit pas fillimit të prodhimit mund të shkaktojë mospërputhje midis planit dhe gjendjes faktike në raporte.

Nëse hiqni një përbërës që tashmë është përdorur në prodhim, mund të rezultojë në mangësi në ndjekjen e historisë të produktit.
Moduli i Prodhimit shërben për transformimin e artikujve individualë ose lëndës së parë në një produkt të ri final (si p.sh. një "Box me Pije" ose një "Normativë Ushqimore" në rastin që përdorem këtu, që u morr si rast i qëllimshëm).

KUJDES:
Logjika e Stokut: Në momentin që regjistrohet një urdhër prodhimi, sistemi bën zbritjen automatike të përbërësve nga stoku dhe shton produktin e gatshëm. Ky proces është funksionalisht i pakthyeshëm: artikujt e përdorur (shishet e lëngut, vera, etj.) konsiderohen të "shkrira" brenda produktit final. Edhe pse fizikisht artikujt mund të jenë ende në paketim, sistemi nuk do t'ju lejojë t'i shisni ato si artikuj të vetëm në faturë, pasi sasia e tyre është transferuar te vlera e produktit të ri.

Lajmërimi për Mungesë Stoku: Nëse produktet janë përfshirë në një normativë të prodhuar, sistemi do t'ju njoftojë se nuk keni stok (0 gjendje) nëse tentoni t'i shisni ato veçmas, pasi ato tashmë janë pjesë e bilancit të produktit të gatshëm.
Këshillë:
Saktësia e Përbërësve: Sigurohuni që çdo përbërës në normativë të ketë koston e përditësuar në sistem për të pasur një llogaritje reale të "Kosto x 1" - kostos për produkt final.

Konsistenca: Përdorni të njëjtat njësi matje për secilin artikull përgjatë të gjithë normativit (p.sh. kg, gram ose copë) për të shmangur gabime të konvertimit.

Dokumentimi: Ruani përshkrime të detajuara në seksionin e informatave shtesë, sidomos nëse ka hapa prodhimi kompleks ose kalkulime të veçanta.

Përditësimi i Njësive: Kontrolloni që njësitë matëse (p.sh. Copë, Shishe, Box) të jenë të harmonizuara midis lëndës së parë dhe produktit që krijohet.
Përfitimet Kryesore
  • Standardizim: Normativat sigurojnë që produkti të prodhohet gjithmonë me të njëjtën cilësi dhe sasi përbërësish.
  • Kalkulim Automatik i Kostos: Sistemi llogarit automatikisht koston totale të produktit të gatshëm bazuar në sasitë e përbërësve të futur.
  • Menaxhim i Integruar i Stokut: Me regjistrimin e një prodhimi, sistemi zbret automatikisht lëndën e parë nga stoku dhe shton produktin e gatshëm.
  • Raportim Transparent: Me normatime të qarta, mund të kemi raporte të detajuara për çdo fazë të prodhimit.
  • Transparencë Financiare: Mundëson llogaritjen e saktë të KMSH-së (Kostos së mallit të shitur), duke ndihmuar në vendosjen e çmimeve konkurruese të shitjes.