Lista e Kontratave

Faqja "Lista e Kontratave" shfaq të gjitha kontratat e punës të krijuara në sistem. Nga kjo faqe mund të kërkoni, filtroni, shikoni, editoni, aprovoni ose përditësoni kontratat e punëtorëve. Lista e kontratave shërben si panel menaxhimi për të gjitha marrëdhëniet e punës të regjistruara në sistem.

Hapat e nevojshëm
  1. Hapja e Listës së Kontratave
    1. Hyni në modulin Punëtorët.
    2. Klikoni funksionin Kontratat.
    3. Zgjidhni "Shiko Kontratat" nga lista.
    Rezultati: Sistemi hap faqen Lista e Kontratave ku shfaqen të gjitha kontratat e regjistruara.
    Lista e kontratave

  2. Filtrat e Listës
    Seksioni Filtra të listës përdoret për të kufizuar kontratat që shfaqen në listë.

    • Statusi – filtrimi sipas statusit të kontratës.
    • Data nga – data e fillimit të kontratës.
    • Data deri – data e përfundimit të kontratës.
    Butonat:
    • Kërko – aplikon filtrat.
    • Rivendos – rikthen filtrat në gjendjen fillestare.
    • + Shto – krijon kontratë të re.
    Filtrat e kontratave

  3. Struktura e Tabelës
    Tabela shfaq të gjitha kontratat e regjistruara në sistem.

    Kolonat kryesore:
    • Nr. – numri i kontratës.
    • Emri i punëtorit – punëtori për të cilin është lidhur kontrata.
    • Titulli i kontratës – tipi i kontratës.
    • Pozita – pozita e punës.
    • Lokacioni – njësia ku punon punëtori.
    • Data e fillimit
    • Data e mbarimit
    • Statusi – p.sh. Draft ose Aprovuar.
    Tabela e kontratave

  4. Veprimet mbi Kontratën
    Çdo kontratë ka një menu veprimesh që lejon menaxhimin e saj.

    Veprimet:
    • Shiko kontratën – hap dokumentin e gjeneruar të kontratës.
    • Edito kontratën – hap faqen e editorit të kontratës ku mund të ndryshohet përmbajtja juridike.
    • Edito të dhënat – hap formularin e kontratës (modalin e njëjtë me "Shto Kontratë").
    • Aprovo – ndryshon statusin e kontratës në Aprovuar.
    • Përditësim – rifreskon dokumentin e kontratës sipas të dhënave të reja.
    • Fshij – fshin kontratën nga sistemi.
    Veprimet e kontratave

  5. Opsionale
    Eksportimi i Listës
    Lista e kontratave mund të eksportohet në formate të ndryshme.
    • Copy – kopjon të dhënat.
    • Excel – eksporton listën në Excel.
    • PDF – gjeneron raport PDF.
    • Column visibility – zgjedh kolonat që shfaqen.
    Eksportimi i listës

Statusi i kontratës: Kontratat krijohen fillimisht me status Draft dhe më pas aprovohen.
Kujdes me fshirjen: Fshirja e kontratës largon dokumentin dhe të dhënat e saj nga sistemi.
Këshillë:
Përdorni filtrat: Kur sistemi ka shumë kontrata, filtrimi sipas datave ose statusit e bën më të lehtë gjetjen e tyre.

Aprovoni kontratat vetëm pasi të verifikohen: Praktika e mirë është që kontratat të kontrollohen para se të kalohen në statusin Aprovuar.
Përfitimet Kryesore
  • Menaxhim i centralizuar: Të gjitha kontratat e punëtorëve menaxhohen nga një vend.
  • Kërkim dhe filtrime të shpejta: Kontratat mund të gjenden sipas datave ose statusit.
  • Kontroll i plotë: Mund të shikoni, editoni, aprovoheni ose përditësoni kontratat.