Konfigurimi i Artikullit / Shërbimit (Seksioni: Konfiguro)
Qëllimi
Seksioni Konfiguro përdoret për të përcaktuar sjelljen funksionale, fiskale dhe kontabël të artikullit ose shërbimit.
Ky tab kontrollon:
- Njësitë e preferuara në sisteme të ndryshme
- Sjelljen e porosive me automatizim
- Kodet e TVSH-së
- Klasifikimet (kategori, brend, prodhues, etj.)
- Llogaritë kontabël
- Opsionet e stokut
- Konvertimin në shërbim
Ky është një nga seksionet më të rëndësishëm për funksionimin korrekt të artikullit në sistem.
Hapat e nevojshëm
-
Aksesimi i seksionitModuli Stoku & Shërbimet -> kliko mbi emrin e artikullit në Lista e Stokut -> kliko seksionin Konfiguro tek profili i artikullit / shërbimit
-
1️⃣Struktura e SeksionitNjësitë e PreferuaraKëtu përcaktohet njësia që do përdoret si default në:
- Në Web (www.planetaccounting.org)
- Në App Mobile (Sales Agent Android App)
- Në POS (Desktop App)
- Njësia e Dytë për Faturim
📌 Këto njësi duhet të jenë të krijuara paraprakisht në tabin Relacionet.
-
2️⃣ PorosiaPorosia Automatike
- Nëse aktivizohet, sistemi mund të sugjerojë porosi automatike sipas nivelit të stokut.
Furnitori i Preferuar- Zgjidhet furnitori kryesor për këtë artikull.
Sasia e Porosisë- Sasia standarde që sugjerohet gjatë porosisë.
Njësia e Porosisë- Njësia në të cilën bëhet porosia (p.sh. Pako, Copë).
Depo e Preferuar- Depoja ku do të pranohet artikulli rendomtë (default) .
-
3️⃣ Kodet e TVSH-sëKëtu përcaktohen kodet fiskale për:
- Kodi i TVSH-së për Shitje
- Kodi i TVSH-së për Blerje
- Kodi Doganor
- Kodi i Importit
📌 Këto kode ndikojnë drejtpërdrejt në dokumentet fiskale dhe raportet tatimore.
-
4️⃣ KlasifikimetPërdoren për organizim dhe raportim:
- Prodhuesi
- Brendi
- Klasa
- Kategoria
- Nën-Kategoria
- Lokacioni
- Metal
- Apliko Zbritjet (on/off)
Këto fusha ndihmojnë në filtrime dhe analiza të detajuara.
-
5️⃣ Llogaritë KontabëlKëtu përcaktohen llogaritë e lidhura me artikullin:
- Llogaria e Stoqeve
- Llogaria e të Ardhurave
- Llogaria e Kostos së Mallit të Shitur (KMSH)
- Llogaria e Ndryshimeve
- Llogaria e Kostos për Konsum të Brendshëm
📌 Këto llogari përdoren automatikisht gjatë regjistrimit të dokumenteve.
-
6️⃣ Opsionet
- Ka lot
- Ka Serializim
- Ka datë skadimi
- Aktiv
- Lejo Inventarin Negativ
Këto kontrollojnë mënyrën e menaxhimit të stokut.
-
7️⃣ KonvertoButoni Shërbim lejon konvertimin e artikullit nga mall fizik në shërbim.⚠️ Ky veprim ndryshon sjelljen kontabël dhe të stokut të artikullit.
Përfitimet Kryesore
- Automatizim i Plotë: Duke përcaktuar llogaritë kontabël (Stoku, të Ardhurat, KMSH), sistemi bën kontabilizimin automatik të çdo fature pa pasur nevojë për ndërhyrje manuale çdo herë në secilin dokument të ri.
- Saktësi Fiskale: Lidhja e kodeve të TVSH-së (Shitje/Blerje) siguron që librat e TVSH-së dhe raportet për ATK të gjenerohen pa gabime tarifore.
- Eficencë në Shitje (POS & Mobile & Web): Caktimi i njësive të preferuara bën që shitësi të mos humbë kohë duke ndërruar njësitë (p.sh. sistemi hapet automatikisht në "Pako" për shumicë ose "Copë" për pakicë).
- Menaxhim Inteligjent i Stokut: Opsionet si "Serializimi" dhe "Data e Skadimit" parandalojnë humbjet financiare nga mallrat e dëmtuara ose të vjetruara.