Kryej transfer stoku

Kjo faqe përdoret për të regjistruar lëvizjen e brendshme të stokut ndërmjet lokacioneve të kompanisë (depo, mjete, pikë shitjeje, etj.).

Përmes këtij funksionaliteti dokumentohet shkarkimi i mallit nga një lokacion dhe pranimi i tij në një tjetër, duke siguruar saktësi të stokut, gjurmueshmëri operative dhe kontroll të plotë.

Transferi i stokut nuk përfaqëson shitje apo blerje, por një proces të brendshëm logjistik që nuk ka efekt financiar apo TVSH.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i faqes
    1) Aksesimi i faqes
    1. Hyni në modulin Stoku & Shërbimet
    2. Klikoni kartën Transfer Stoku
    3. Zgjedhni nga lista: Transfer
    4. Hapet faqja e regjistrimit të transferit të stokut
    Aksesimi i faqes

    Lexo më shumë

  2. Të dhënat bazë të transferit
    Në krye të faqes plotësohen informacionet kryesore të dokumentit:
    • Nr. Transferit – numër unik i dokumentit (gjenerohet automatikisht)
    • Data – data kur kryhet transferi
    • Transfero nga – lokacioni burimor prej nga largohet malli
    • Dorëzoi – personi përgjegjës që dorëzon mallin
    • Transfero në – lokacioni destinacion ku pranohet malli
    • Pranoi – personi që pranon mallin
    • Përshkrimi (opsional) – shënime mbi transferin (p.sh. “Malli i pashitur”, “Rikthim nga terreni”)
    Te dhenat baze te transferit

    Lexo më shumë

  3. Përzgjedhja e artikujve për transfer
    Në këtë seksion shtohen artikujt që do të transferohen.
    Për secilin artikull përcaktohet:
    • Artikulli – zgjedhet nga lista e stokut aktiv
    • Njësia – njësi matëse e artikullit (merret automatikisht)
    • Sasia në depo – sasia aktuale në lokacionin burimor (informuese)
    • Sasia për transfer – sasia që do të transferohet
    Perzgjedhja artikujve

    Lexo më shumë

  4. Dokumentet e transferit
    Gjatë procesit mund të përdoren dokumentet përkatëse:
    • Fletëshkarkesë – dokumenton largimin e mallit nga lokacioni burimor
    • Fletëngarkesë – dokumenton pranimin e mallit në lokacionin e destinuar
    Këto dokumente shërbejnë si dëshmi fizike dhe operative për lëvizjen e stokut.
    Dokumentet ngarkim shkarkim

    Lexo më shumë

  5. Veprimet kryesore të transferit
    Në fund të faqes keni këto veprime:
    • Transfero & Prano – kryen transferin dhe e konsideron mallin të pranuar menjëherë
    • Fletëshkarkesë / Fletëngarkesë – gjeneron dokumentet përkatëse
    Veprimet e fundit

Këshillë: Regjistroni transferet në ditën reale të lëvizjes së mallit

Përdorni përshkrimin për sqarime operative
Përfitimet Kryesore
  • Kontroll i saktë i stokut – sasia përditësohet në të dy lokacionet
  • Gjurmueshmëri e plotë – çdo transfer ka dokument, datë dhe persona përgjegjës
  • Transparencë operative – shmangen mospërputhjet mes depove
  • Raportim i qartë – transferet shfaqen në historikun e lëvizjeve të stokut