Lista e Çmimeve (avancuar)

Kjo faqe përdoret për përditësimin masiv të çmimeve për artikujt dhe shërbimet në modulin Stoku & Shërbimet, duke ju mundësuar të aplikoni rritje/ulje sipas rregullave të caktuara (p.sh. me përqindje ose me vlerë fikse), të llogaritni automatikisht çmimet e reja dhe pastaj t’i ruani ato në sistem.

Ndryshe nga “Ndryshimi i Çmimit të Stokut” (ku fokusi shpesh është te një listë më “klasike”), Lista e Çmimeve është një panel më i avancuar: përzgjedhni produktet me filtra, i shënoni (checkbox), vendosni formulën e ndryshimit dhe sistemi ju kalkulon çmimin e ri për secilin rresht para se ta ruani.

Hapat e nevojshëm
  1. Aksesimi i faqes
    1. Hyni në modulin Stoku & Shërbimet
    2. Klikoni kartën Lista e Çmimeve 
    3. Hapni Lista e Çmimeve (Price List).
    Në këtë rast do hapet faqja Lista e Çmimeve e cila mundëson ndryshimin e çmimeve me mënyra më të avancuara.
    Aksesimi i faqes

  2. Struktura e faqes (çfarë shihni)
    Faqja ndahet në 2 pjesë kryesore:

    A) Paneli “KALKULO” (sipër) – ku vendosen rregullat e kalkulimit të çmimit.
    B) Filtrat + Lista (poshtë) – ku filtroni artikujt/shërbimet dhe shihni tabelën me çmimet aktuale dhe çmimet e reja.
    Struktura e faqes

  3. Filtrimi dhe shfaqja e artikujve/shërbimeve
    Në panelin Filtro (fillo nga ana e majtë poshtë pjesës Kalkulo):
    • Zgjedhni Llojin:
      • Të gjitha / Artikulli / Shërbimet / etj. (sipas konfigurimit tuaj)
    • (Opsionale) Filtroni sipas:
      • Njësive
      • Kodi i TVSH-së
      • Prodhuesi
      • Brendet
      • Kategoritë
      • Valuta 
    Pastaj klikoni Shfaq që lista të mbushet në tabelë.
    Shënim: Nëse kutiza (checkbox) "Të gjitha" është aktive, ju nuk mund të selektoni një filtër nga lista, ju duhet të ç'aktivizoni kutizën, e pastaj të selektoni një apo më shumë filtra (varësisht siç është përcaktuar logjikisht në sistem). 
    Filtrimi dhe shfaqja e artikujve

    Lexo më shumë

  4. Përzgjedhja e rreshtave që do të ndryshohen
    Në tabelë, çdo artikull/shërbim ka kutizë (checkbox) për përzgjedhje.
    • Shënoni vetëm artikujt që doni t’u ndryshoni çmimin.
    • Nëse e shënoni aktiv kutizën (“checkbox”-in) në krye të tabelës, mund t’i përzgjedhni të gjithë rreshtat e shfaqur.
    Perzgjedhja e rreshtave qe do te ndryshohen

    Lexo më shumë

  5. Vendosja e rregullës së kalkulimit (Paneli “KALKULO”)
    Këtu përcaktoni çfarë do të ndryshohet dhe si do të llogaritet çmimi i ri.
    5.1 Vendos (Target) – cilin çmim po e vendosni
    • Zgjedhni se çfarë po përditësoni:
      • Rregullt (Regular)
      • POS (nëse keni çmim të veçantë për POS)
    5.2 Duke e –(+) rritur ose (-) ulur
    • Zgjedhni:
      • (+) rritur
      • (-) zvogëluar
    5.3 Sipas bazës (Rregullt - rëndomtë) – mbi çfarë baze bëhet llogaritja
    • Zgjedhni bazën e llogaritjes, p.sh.:
      • Rregullt (çmimi aktual i rregullt)
      • Kosto (bazuar në kosto)
      • POS (bazuar në çmimin POS)
      • çfarëdo çmimorje tjetër të regjistruar në konfigurime nga kompania
    5.4 Shto – sa është ndryshimi
    • Vendosni vlerën e ndryshimit:
      • si % - përqindje (p.sh. 10% rritje)
      • ose si Nr / vlerë fikse (p.sh. +0.50); vlerë numerike
    5.5 Me TVSH / Pa TVSH
    • Përcaktoni nëse vlera që po aplikoni dhe rezultati po llogaritet:
      • Pa TVSH
      • Me TVSH
    Kjo është e rëndësishme sepse sistemi duhet të dijë në çfarë baze po punoni, sidomos kur çmimet tuaja ruhen si “me TVSH” ose “pa TVSH”.

    5.6 Ndrysho kodin e TVSH-së (opsionale)
    • Nëse dëshironi, mund të caktoni edhe kod të ri të TVSH-së për artikujt e përzgjedhur gjatë këtij procesi.
    Vendosja e rregulles se kalkulimit

    Lexo më shumë

  6. Kalkulimi i çmimeve të reja
    Kur i keni përzgjedhur artikujt dhe i keni vendosur parametrat:
    • Klikoni Kalkulo.
    Sistemi do të përditësojë kolonat e “çmimeve të reja” në tabelë (p.sh. Çmimi i ri Pa TVSH / Çmimi i ri Me TVSH), ndërsa çmimet aktuale mbesin të dukshme për krahasim.
    Kalkulimi i cmimeve te reja

    Lexo më shumë

  7. Ruajtja e çmimeve
    Pasi të jeni të kënaqur me rezultatet:
    • Klikoni Ruaj çmimet.
    Kjo i bën ndryshimet zyrtare në sistem për artikujt/shërbimet e përzgjedhura.
    E rëndësishme: Nëse largoheni nga faqja pa ruajtur, çmimet nuk do të ndryshohen (kalkulimi i vetëm nuk mjafton).
    Ruajtja e cmimeve

Pas “Ruaj çmimet”, çmimet e reja aplikohen dhe përdoren menjëherë në dokumente (fatura/oferta/porosi) dhe në raporte.
Nëse zgjidhni gabim bazën (Sipas) ose “Me TVSH / Pa TVSH”, mund të përfundoni me çmime të pasakta. Gjithmonë kontrolloni rezultatin pas “Kalkulo” para ruajtjes.
Këshillë:
Filtroni gjithmonë fillimisht (kategori/brend/prodhues) që të mos prekni artikuj gabimisht.

Përdorni “Kalkulo” si provë dhe kontrolloni disa rreshta random para “Ruaj çmimet”.

Kur punoni “Me TVSH / Pa TVSH”, sigurohuni që e keni zgjedhur bazën sipas praktikës suaj (si i mbani çmimet në kompani).

Nëse aplikoni ndryshime të mëdha, bëjeni me grupe (p.sh. kategori më kategori).
Përfitimet Kryesore
  • Përditësim masiv i kontrolluar: ndryshoni çmimet për shumë artikuj me një rregull të vetëm.
  • Krahasim i qartë: shihni çmimin aktual dhe çmimin e ri para ruajtjes.
  • Fleksibilitet: rritje/ulje me % ose vlerë fikse, bazuar në çmim rregullt, POS ose kosto.
  • Konsistencë në inventar: evitohen ndryshimet manuale një nga një.