Stoku & Shërbimet

Përshkrimi i Modulit Stoku & Shërbimet

Në Planet Accounting, moduli Stoku & Shërbimet është baza operative për menaxhimin e artikujve, materialeve dhe shërbimeve që kompania blen, ruan, transformon dhe shet.

Ky modul ju lejon të kontrolloni në mënyrë të saktë:

  • gjendjen e stokut në kohë reale,
  • lëvizjet hyrëse dhe dalëse të artikujve,
  • shpenzimet dhe vlerën e inventarit,
  • si dhe shërbimet që nuk ndikojnë në stok, por kanë efekt financiar.

Faqja e Stokut & Shërbimeve është e organizuar për t'ju ofruar një pasqyrë të qartë të inventarit dhe strukturës së artikujve, duke kombinuar kontrollin operacional me saktësinë financiare. Moduli lidhet drejtpërdrejt me Blerjet dhe Shitjet, sepse artikujt e krijuar këtu përdoren në fatura, fletë-hyrje/dalje, kthime dhe dokumente të tjera, ndërsa lëvizjet e stokut reflektohen në gjendjen aktuale dhe në raportime.

Video Tutorial Thumbnail

Përmbajtja e Modulit

Pasqyra e Stokut

Ky seksion paraqet një përmbledhje të përgjithshme të gjendjes së inventarit në kompani. Ai ju ndihmon të monitoroni:

  • gjendjen aktuale të stokut,
  • hyrjet dhe daljet e mallrave,
  • vlerën e stokut sipas depove dhe lokacioneve,
  • artikujt me sasi kritike ose zero.

Pasqyra e stokut është thelbësore për vendimmarrje të shpejtë dhe planifikim të blerjeve ose prodhimit.

Pasqyra e Stokut
Tabela e Artikujve dhe Shërbimeve

Në këtë pjesë shfaqet lista e plotë e artikujve dhe shërbimeve të regjistruara në sistem.
Tabela ofron:

  • identifikim të shpejtë të artikujve
  • informacion mbi njësinë matëse dhe kategorinë
  • dallim të qartë mes artikujve stokues dhe shërbimeve.

Kjo tabelë shërben si pikënisje për të gjitha veprimet e lidhura me stokun dhe shërbimet.

Lista e Stokut

Funksionet e Artikujve dhe Shërbimeve

Menaxhimi i Artikujve
Shto Artikull: Regjistroni artikuj të rinj me njësi matëse, çmime, TVSH dhe kategori.
Lista e Artikujve: Shikoni dhe menaxhoni të gjithë artikujt ekzistues në sistem.
Gjendja e Stokut Kontrolloni sasinë aktuale të artikujve sipas depove dhe lokacioneve.
Import / Përditësim Artikujsh: Mundësi për përditësim masiv të të dhënave të artikujve.

Funksionet e Depove dhe Lokacioneve

Depot
  • Menaxhimi i Depove: Regjistroni dhe organizoni depo të ndryshme për ndarje fizike ose logjistike të stokut.
Lokacionet brenda Depove
  • Lokacionet brenda Depove Përdorni lokacione për menaxhim më të detajuar të artikujve (p.sh. rafte, zona pune, baushtella).

Aksionet (Klasifikime & Grupe)

Aksionet me klasifikime
  • Menaxhoni: Produkte/Artikuj, Kategori, Brend (sipas konfigurimit të biznesit).
  • Lista e Aksioneve - Arkivë: për të parë/menaxhuar elementet e arkivuara.
Aksion Kombinim
  • Aksion Kombinim: kur keni nevojë për grupime/kombinime specifike të artikujve (p.sh. artikuj të lidhur, paketime, ose logjikë organizimi).

Transfere Stoku (Lëvizje Hyrëse/Dalëse mes depove/lokacioneve)

Transfere
  • Krijoni dokument Transferi
  • Zgjidhni depo/lokacionin burim dhe destinacionin.
  • Shtoni artikujt dhe sasinë përkatëse.
Lista e Transfereve
  • Shihni të gjitha transferet, filtroni dhe hapni dokumentet për verifikim.

Korrigjimet e Stokut (Rregullime)

Kjo pjesë shërben për rregullime kur gjendja reale fizike nuk përputhet me gjendjen në sistem.

Korrigjimet e Stokut
  • Korrigjimet e Stokut: Përdoret për rregullime të përgjithshme (shtim/korrektim sipas rastit).
Korrigjimet e Stokut Minus
  • Korrigjimet e Stokut Minus: Përdoret kur duhet të hiqen sasi nga stoku (humbje, dëmtim, mungesë, etj.).

Konsumi i Brendshëm

Përdoret kur artikujt shpenzohen brenda kompanisë (jo për shitje), p.sh. materiale të konsumit, pajisje ndihmëse, shpenzime operative, etj.

Shtimi
  • Shto Konsum të brendshëm: Regjistroni artikujt dhe sasitë që konsumohen brenda.
Listimi
  • Lista e konsumimeve të brendshme: Shihni historikun e konsumimeve, filtroni dhe kontrolloni dokumentet.

Lista e Çmimeve (Çmimet & ndryshimet)

Për menaxhimin dhe kontrollin e çmimeve të artikujve

Përditësimi i Çmimeve
  • Ndryshimi i Çmimit të Stokut: Përdoret kur bëni përditësim të çmimeve (p.sh. pas ndryshimeve nga furnitorët, politika e re e çmimeve, etj.).
Lista e Çmimeve
  • Historiku: Shihni historikun dhe gjendjen e çmimeve, filtroni dhe kontrolloni ndryshimet.
Informacion: Moduli Stoku & Shërbimet është thelbësor për menaxhimin efikase të inventarit, kontrollimin e gjendjes fizike të artikujve dhe sigurimin e saktësisë financiare në operacione të blerjes dhe shitjes.
Benefitet Kryesore
Kontroll i saktë i stokut

Kontroll në kohë reale nëpër depo/lokacione.

Organizim i pastër

Organizim i artikujve (kategori/brend/nën-kategori) për kërkim dhe raportim më të shpejtë.

Gjurmueshmëri

Gjurmueshmëri për transfere, korrigjime dhe konsum të brendshëm.

Raportim dhe monitorim

Raportim dhe monitorim i artikujve jo aktivë, sasive të ulëta dhe (kur aplikohet) afateve të skadencës.

Funksionalitetet Kryesore
  • Pasqyra e Stokut: Monitorimi në kohë reale i gjendjes së inventarit
  • Menaxhimi i Artikujve: Regjistrimi dhe përditësimi i produkteve dhe shërbimeve
  • Transfere Stoku: Lëvizje të artikujve mes depove dhe lokacioneve
  • Korrigjimet e Stokut: Rregullime për mospërputhje dhe inventarizim
Këshilla praktike (Tips):
Standardizim: Mbani të standardizuar njësitë, kategoritë dhe TVSH-në para se të filloni regjistrime masive në blerje/shitje.
Monitorim Proaktiv: Përdorni listat "Sasia e kufizuar", "Rrezikuar nga skadimi" dhe "Sasia e skaduar" (kur i përdorni), për monitorim proaktiv të stokut.
Gjurmueshmëri: Për mospërputhje fizike, përdorni dokumentet e korrigjimeve, në vend se të ndryshoni manualisht artikujt pa gjurmë.