Profili i Artikullit / Shërbimit
Kjo hapësirë shërben si faqja qendrore për menaxhimin e plotë të artikujve dhe shërbimeve tuaja. Këtu mund të konfiguroni parametrat kritikë si çmimet, dimensionet, relacionet dhe saldot, duke siguruar që çdo informacion të jetë i saktë dhe i përditësuar në kohë reale.
Çdo ndryshim i aplikuar në këtë profil reflektohet automatikisht në të gjitha dokumentet financiare, raportet dhe proceset e lidhura brenda sistemit. Për lehtësi përdorimi, faqja është e organizuar në disa seksione (Tabs), të cilat detajohen më poshtë në këtë manual, mirëpo gjithashtu edhe në faqet e dedikuara vetëm për këto seksione.
Hapat e nevojshëm
-
Aksesimi i faqesFaqja e profilit të artikullit / shërbimit në Planet qaset rëndomtë sikur faqet e tjera të modulit Stoku & Shërbimet:
- Hyni në modulin Stoku & Shërbimet
- Klikoni në emrin e artikullit në listën e stokut
Me klikun mbi emrin e artikullit / shërbimit nga lista e stokut, hapet faqja e profilit të produktit.
-
1️⃣ Informacioni Bazë i Artikullit(seksioni i parë)Çfarë përfshin kjo pjesë:
- Emërtimi i artikullit/shërbimit
- Shifra (Kodi artikullit, SKU)
- Njësia bazë
- Barkodi
- Sasia aktuale
- Çmimi i shitjes dhe blerjes
- Marzha e fitimit
Qëllimi:Kjo pjesë ofron një pasqyrë të shpejtë dhe të përmbledhur mbi gjendjen dhe vlerën e artikullit.
-
2️⃣ Raportet e Artikullit(seksioni: Raportet)Në këtë seksion mund të:
- Hapni kartelën e artikullit
- Shikoni raportet logjistike
- Analizoni lëvizjet dhe historikun e artikullit
Përdorimi: Shërben për analizë dhe kontroll të performancës së artikullit në kohë.
-
3️⃣ Çmimet e Artikullit(seksioni: Çmimet)Përfshin:
- Çmimet e shitjes (me dhe pa TVSH)
- Çmimet e blerjes
- Çmimet për POS (nëse keni)
- Kodi i TVSH-së për shitje dhe blerje (që deklarohet në regjistrim të artikullit apo shërbimit)
Vërejtje: Ndryshimet në këtë seksion ndikojnë drejtpërdrejt në faturim dhe raporte financiare.
-
4️⃣ Relacionet e Artikullit(seksiono: Relacionet)Këtu mund të:
- Lidhni artikullin me njësi të tjera (paketë, pako, copë)
- Definoni raporte konvertimi mes njësive
- Aktivizoni ose ç'aktivizoni shitjen/blerjen për secilin relacion
Shembull:- 1 Pako = 6 Copë
- 1 Paketë = 60 Copë
-
5️⃣ Konfigurimi i Artikullit(seksioni: Konfiguro)Përfshin:
- Njësitë e preferuara (Web - shfletuesi në ueb, Mobile - Sales Agent app. , POS)
- Furnitorin e preferuar
- Depot e preferuara
- Kodet e TVSH-së
- Llogaritë kontabël (stok, të ardhura, KMSH, konsum i brendshëm)
Opsione si:- Ka lot
- Ka serializim
- Ka datë skadimi
- Aktiv / Joaktiv
Qëllimi: Ky seksion përcakton sjelljen e artikullit në të gjithë sistemin.
-
6️⃣ Dimensionet e Artikullit(seksioni: Dimensionet)Mundëson:
- Përcaktimin e peshës (neto/bruto)
- Dimensionet fizike (gjatësi, gjerësi, lartësi
- Vëllimin
- Njësi të ndryshme për forma të ndryshme të artikullit
Përdorim tipik: Logjistikë, magazinim, transport.
-
7️⃣ Saldo e Artikullit(seksioni: Saldot)Shfaq:
- Gjendjen e stokut sipas depos
- Datat e furnizimit
- Lotet dhe datat e skadimit
- Vlerën aktuale të stokut
Rëndësia: Ky seksion është burimi kryesor për gjendjen reale të artikullit.
Përfitimet Kryesore
- Saktësi Automatike: Çdo përditësim i çmimit apo parametrave pasqyrohet menjëherë në shitje, blerje dhe inventar, duke shmangur gabimet manuale.
- Kontroll i Plotë i Inventarit: Përmes ndjekjes së saldos në kohë reale, ju parandaloni mungesat e stokut apo mbifaturimin e artikujve që nuk janë gjendje.
- Raportim i Detajuar: Ndarja sipas kategorive, lokacioneve dhe relacioneve ju lejon të gjeneroni raporte analitike që ndihmojnë në marrjen e vendimeve strategjike.
- Kursim Kohe: Integrimi i shërbimeve dhe artikujve në një profil të vetëm lehtëson trajnimin e stafit dhe shpejton procesin e faturimit.