Regjistro artikull - Produkt
Kjo faqe përdoret për të krijuar një artikull të ri në sistem, lloji Produkt dhe për t’i përcaktuar të gjitha parametrat kryesorë: njësinë, TVSH-në, kategoritë, kontabilizimin, çmimet, si dhe informatat shtesë si barkodi, kodi doganor, sasia fillestare, etj.
Ky proces nuk është thjesht një regjistrim emrash, por krijimi i 'pasaportës' së produktit që dikton se si ai do të llogaritet në bilanc, si do të taksohet dhe si do të gjurmohet në depo.
Procesi është dizajnuar të jetë fleksibël. Të gjithë hapat e shënuar si "Opsionale" nuk janë të domosdoshëm për regjistrimin e artikullit, por plotësimi i tyre shërben për detajim më të mirë në raporte, automatizim të stokut dhe integrim më të saktë me modulet e tjera të platformës.
Hapat e nevojshëm
-
Aksesimi i faqes
- Hyni në modulin Stoku & Shërbime.
- Nga lista e artikujve, klikoni Shto (ose opsionin Shto artikull).
- Hapet dritarja Shto artikull të ri ku plotësohen të gjitha të dhënat.
Lexo më shumë
Në shumë raste, artikulli mund të shtohet edhe nga dokumentet (blerje/shitje) kur kërkohet një artikull i ri, por mënyra standarde dhe më e kontrolluar është nga moduli i stokut. -
Zgjedhja e llojit të artikullitNë krye zgjidhni opsioni Artikull i vetëm nga mundësitë:
- Artikull i vetëm - produkt standard që menaxhohet në stok.
- Shërbim - shërbim (zakonisht pa sasi fizike në depo).
- Terminal - artikull i tipit terminal (përdoret sipas konfigurimeve të biznesit).
Lexo më shumë
Zgjedhja e tipit ndikon në mënyrën si trajtohet artikulli në dokumente (p.sh. stokimi, raportet, dhe llogaritë kontabël që përdoren). -
Të dhënat bazë të artikullitPlotësoni fushat kryesore:
- Emërtimi (i detyrueshëm) - emri i artikullit (p.sh. “Lëng 1L”).
- Shifra (i detyrueshëm) – kodi unik i artikullit në sistem.
- Njësia (e detyrueshme) – njësia e matjes (p.sh. Copë, Kg, Litër).
- + Njësia – shton njësinë e artikullit.
Lexo më shumë
Rekomandohet që Shifra të jetë unike dhe logjike (p.sh. sipas kategorisë ose furnitorit), sepse përdoret në kërkim, importime dhe raporte. -
Opsionale
Konvertimet dhe Njësia e preferuarPse shërben: Lejon që blerja të bëhet shembull me "Paketim" + dhe shitja automatikisht të përkthehet në "Copë" por edhe "Paketim" (nëse do ta shesësh edhe me paketim), duke mbajtur stokun në nivelin më të ulët të matjes.
- Konvertimet – përdoret kur i njëjti artikull mund të shitet/blehet në njësi të ndryshme (p.sh. “Kuti” ↔ “Copë”).
- Njësia e preferuar – përcakton njësinë kryesore që do të sugjerohet default(rëndomtë) në dokumente.
Lexo më shumë
Konvertimet janë të dobishme kur blini me “paketim” (kuti) por shisni me “copë”. -
Opsionale
Barkodi dhe identifikues të tjerëNëse i përdorni në biznes, mund të plotësoni:
- Barkodi
- Fusha të tjera identifikuese (p.sh. EAN/ISBN/MPN – sipas konfigurimeve)
Lexo më shumë
Barkodi ndihmon shumë në shitje me skaner dhe në pranime malli, sidomos kur artikujt menaxhohen në volum. -
Përdorimi në shitje dhe blerje (TVSH & parametra)Kjo lejon menaxhimin e rasteve kur blini me 18% dhe shisni me 8% ose 0% (eksport).6.1 Artikulli Shitet
- Aktivizoni Artikulli shitet
- Zgjidhni Kodi TVSH-së për shitje (p.sh. norma 18%, 8%, 0%)
- (Opsionale) fusha shtesë si Metal (pacaktuar, ari ose argjend) sipas nevojës së biznesit
6.2 Artikulli Blihet- Aktivizoni Artikulli blihet
- Zgjidhni Kodi TVSH-së për blerje
- (Opsionale) Kodi TVSH-së për import nëse artikulli përdoret në importime
Lexo më shumë
Mund të ndodhë që TVSH-ja e shitjes dhe e blerjes të jetë e ndryshme (sidomos në raste specifike), prandaj ato konfigurohen veçmas. -
Opsionale
Klasifikimi dhe atributet (katalogimi)Përcaktoni:
- Prodhuesi
- Brendi
- Kategoria
- Nën-kategoria
- Depoja e preferuar – depoja ku sugjerohet të shkojë artikulli në dokumente.
-
Kontabilizimi (Llogaritë)Ky hap duhet të ketë një fokus më të lartë pasi ndikon drejtpërdrejt në pasqyrat financiare.Në këtë seksion caktohen llogaritë që përdoren automatikisht:
- Llogaria e stokut (për vlerën e stokut, rëndomtë - 1520 Stoku)
- Llogaria e të ardhurave (shitje - rëndomtë - 4020 Shitjet e Stokut)
- Llogaria e KMSH-së (kosto e mallit të shitur - rëndomtë 5020 KMSH)
- Llogaria e ndryshimeve (rregullime/ndryshime të stokut - rëndomtë 5020 KMSH)
-
Opsionale
ÇmimetNë seksionin Çmimet, vendosen:
- Çmimi i rregullt
- Çmimi i shitjes (Pa TVSH / Me TVSH)
- Çmimi i blerjes (Pa TVSH / Me TVSH)
Lexo më shumë
-
Opsionale
Informatat shtesëKëtu mund të plotësoni:
- Kodi doganor
- Sasia fillestare (nëse doni ta inicializoni stokun - vendosja e sasisë këtu krijon automatikisht një "Saldo Fillestare")
- Opsione si: Ka datë të skadencës, Ka serializim, Ka garancion, Numri i lotit
- Data e fillimit (kur fillon përdorimi/ndjekja)
- Vlera e furnizimit (sipas nevojës)
- Artikujt gjenden në (depo/zonë e caktuar)
Kërkesat automatike- Aktivizo kërkesën automatike
- Sasia dhe Njësia (pragu minimal i stokut - kur sistemi duhet të bëj kërkesë për atë artikull)
Lexo më shumë
Kërkesat automatike janë shumë të dobishme për artikuj me qarkullim të shpejtë: sapo stoku bie nën prag, sistemi mund t’ju sinjalizojë që duhet porosi/furnizim. -
Opsionale
Shënime dhe statusi
- Shënime – për informacion të brendshëm.
- Aktive – nëse ç’aktivizohet, artikulli nuk sugjerohet për përdorim në dokumente.
- Printo etiketë – përdoret kur keni proces për shtypje etiketash.
Lexo më shumë
Ç’aktivizimi i artikullit është alternativë e mirë kur artikulli nuk shitet më, por duhet të mbetet në histori për raporte/dokumente të vjetra. -
Ruajtja e artikullitNë fund keni:
- Mbyll – mbyll dritaren pa ruajtur.
- + Shto – ruan artikullin dhe e shton në sistem.
Përfitimet Kryesore
- Standardizimi: Siguron që çdo shitës përdor të njëjtin çmim dhe TVSH.
- Shpejtësi Operacionale: Artikulli vjen i gatshëm me çmim dhe llogari në çdo faturë të re.
- Përmirësoni raportimin me kategori/brand/prodhues.
- Gjurmueshmëria: Me opsionet si Serial ose Lot, mund të dini saktësisht se cilat produkte po skadojnë.